play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Manja: Harta re gjyqësore nis zbatimin më 1 Shkurt

today11/01/2023

Background
share close

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, renditi disa prej arritjeve kryesore të këtij dikasteri për vitin 2022, në mesin e të cilave miratimin e Hartës së re Gjyqësore, shtyrjen e mandatit të organeve të vettingut apo lehtësimin e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Manja po ashtu zbuloi edhe objektivat e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2023.

“Cilat janë arritjet tona kryesore? Miratimi i hartës së re gjyqësore dhe për vitin 2023 objektivi kryesor ngelet zbatimi i hartës së re gjyqësore. Harta e re gjyqësore do të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Fillon më 1 Shkurt, me riorganizimin e gjykatave të Apelit. Për të vazhduar m riorganizimin e gjykatave të shkallës së parë dhe për t’u përmbyllur në korrik të vitit 2023 me riorganimin e Gjykatave Administrative të Shkallës së Parë”.

“Arritje tjetër është shtyrja e mandatit të organeve të vetting. Dihet që procesi i vettingut do të mbyllet në 2024 dhe këtu falenderoj dhe opozitës që votoi në parlament, sepse shtyrja nuk do të ishte bërë e mundur pa votat e opozitës sepse kërkonte shumicë të cilësuar. Do të jetë një proces që do të mbyllet në vitin 2024. Paralelisht me mbylljen e procesit të vettingut, sfidë e jona do të jetë plotësimi i vakancave që rezultojnë në sistemin gjyqësor për shkak të largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu. Në funksion të këtij objektivi dhe kësaj sfide është dhe rritja e numrit të kandidatëve për shkollën e Magjistraturës. Për vitin 202 ky numër u rrit në 90 nga 60 kandidatë që pranoheshin rregullisht në këtë shkollë. Këtë vit kemi 90 kandidatë që le të themi bëhen pjesë e kësaj trupe për të qenë më pas gjyqtarë dhe prokurorë”.

“Po ashtu një arritje ka qenë dhe Lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e lartë, në vitin 2022 dhe miratuam një udhëzim të Këshilli të Ministrave ku orientojmë të gjitha institucionet shtetërore, që duke marrë në konsideratë kriteret e përcaktuara në udhëzim, të tërheqin ato rekurse nga Gjykata e Lartë, që i ka ushtruar shtetit, për të cilat është ekzekutuar vendimit i formës së prerë i Gjykatës së Apelit. Pra tërheqja e rekurseve, pasojat e vendimeve janë përmbushur nga shteti. Është një masë e jona që shkon në drejtim të lehtësimi të stokut të rekurseve në Gjykatën e Lartë. Janë rreth 4 mijë rekurse që le të themi përmbushin kriteret e këtij udhëzimi për t’u tërhequr nga Gjykata e Lartë”.

“Një masë tjetër për 2022, që shkon në funksion në lehtësimin e dosjeve që ndodhen në gjykatat tona, është edhe miratimi i ndryshimeve ligjore sa i përket ligjit të pronave, Agjencisë të Trajtimit të Pronave. Ju e dini që 7650 dosje ish-pronarësh me skadimin e afatit të trajtimit të këtyre dosjeve nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, mbetën pa u trajtuar dhe ndërkohë qytetarët u orientuan që këto dosje t’i adresonin në gjykatë për të përfituar të drejtat e tyre. Me ndryshimet e reja ligjore që miratuam në parlament, tashmë ish-pronarëve u krijohet edhe një mundësi e re që këto dosje që ishin të pa trajtuara, t’i tërheqin nëse i kanë dorëzuar në gjykatë dhe t’i ridepozitojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, për t’i hapur rrugë shqyrtimit administrativ të këtyre dosjeve”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *