Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pas Champions League është radha e skuadrave të Europa dhe Conference League që të zbresin në fushën e lojës për ndeshjet e para çerekfinale. Në Europa League, një prej ndeshjeve çerekfinale u zhvillua dje, ajo mes Bragës dhe Real Betis në derbin iberik, e mbyllur me barazimin 1-1, ndërsa tre ndeshjet e tjera do të luhen në mbrëmjen e sotme.
Ndeshja që spikat është ajo mes Bolognas dhe Aston Villas, me italianët që janë e vetmja përfaqësuese e Serie A, ndërkohë që përballë do të kenë Aston Villan, skuadrën që renditet në vendin e katërt në Premier League. Ndeshje interesante është edhe ajo që do të luhet në Portugali mes Portos dhe Nottingham Forest. Ka edhe një duel gjermano-spanjoll, ai mes Freiburgut dhe Celta Vigos.
Fiorentina, e vetmja skuadër italiane në këtë kompeticion, do të masë forcat me Crystal Palace, ndërsa dy ndeshjet e tjera të këtij kompeticioni janë Mainz-Strasbourg dhe Shakhtar Donetsk-Alkmaar.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)