Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sot, e enjte, 16 prill do të luhen ndeshjet çerekfinale të kthimit të Europa dhe Conference League. Dy sfida nisin në orën 18:45, ku Shakhtar Donetsk dhe Freiburg e kanë hipotekuar kalimin në fazën tjetër pasi kanë fituar 3-0 respektivisht ndaj AZ Alkmaar dhe Celta Vigos.
Ndërkohë, në takimet e mbrëmjes spikasin duelet italo-angleze. Në Europa League, Bologna do të provojë të bëjë mrekullinë në fushën e Aston Villas dhe të përmbysë humbjen 3-1 të ndeshjes së parë.
Në Conference League, Crystal Palace do të udhëtojë e qetë në transfertën italiane të Fiorentinës pasi e ka fituar sfidën e parë me rezultatin e thellë 3-0. Të hapura mbeten takimet Betis–Braga dhe Nottingham–Porto, me të dyja ndeshjet që kanë përfunduar 1-1.
Një mrekulli i duhet AEK-ut të Strakoshës dhe Pilos për të kaluar më tej. Skuadra greke, ku luajnë dy lojtarët e Kombëtares, duhet të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë ndaj spanjollëve të Rayo Vallecanos me rezultatin 3-0.
Në sfidën tjetër të Conference League, ekipi gjerman i Mainzit shkon të luajë i qetë në fushën e Strasbourgut pasi në takimin e parë arriti një sukses të pastër 2-0.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)