Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke sanksionuar se posta për votën e diasporës si për dërgimin dhe kthimin do të përballohet financiarisht nga shteti.
Ndërkohë socialistët kanë rrëzuar propozimin e PD-së që emigrantët të votojnë me dokumente të huaja biometrike të shtetit ku ata jetojnë.
Palët kanë rënë dakord që numërimi i votës së diasporës të bëhet me komisionerë partiakë. Me votat e mazhorancës kaloi dhe propozimi për afrimin e afateve për listën e kandidatëve për deputet, ndërsa PD votoi kundër.
Këto ndryshime në Kodin Zgjedhor do të hidhen për votim të enjten në seancë plenare. Për miratimin e tyre socialistëve në pushtet ju duhen të paktën 84 vota.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)