play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Legjionarët shpërthejnë me gola, si u paraqitën lojtarët kuqezi

today24/11/2025

Background

Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, teksa gjatë javës që lamë pas disa prej tyre ishin protagonistë me gola dhe asiste vendimtare në klubet e tyre.

Arbër Hoxha është futbollisti i momentit në Kroaci. Pasi u shpall lojtari më i mirë i muajit shtator, sulmuesi i Kombëtares fitoi të njëjtin çmim edhe për muajin tetor dhe e festoi duke shënuar dy gola në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Varazdin. Dinamo Zagreb triumfoi 3-1, ndërsa Hoxha realizoi në minutën e 37 të pjesës së parë dhe në minutën e 53 të pjesës së dytë.

Qazim Laçi realizoi një eurogol nga goditja e dënimit me Rizespor ndaj Fenerbahce në kampionatin turk. Mesfushori kuqezi shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 15, duke mposhtur portierin kundërshtar, Ederson.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Juljan Shehu, i cili realizoi për Widzew Lodz në kampionatin polak në sfidën ndaj Korona Kielce. Shehu shënoi në minutën e 49, megjithatë ekipi i tij u mund në këtë takim.

Te goli u rikthye edhe sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshjen Rubin Kazan – Akhmat Grozny, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Daku shënoi në minutën e 75 dhe ky ishte goli i tij i nëntë në kampionat.

Anis Mehmeti dha tre asiste në fitoren 3-0 të Bristol City ndaj Swansea, duke qenë ndër më të mirët në fushë me një paraqitje shumë të mirë.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Adrion Pajaziti dhe Rey Manaj.

Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre Nedim Bajrami, Armando Broja dhe Indrit Tuci.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *