play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Lazio pranë një trajneri të ri, Lotito takim me teknikun kroat

today15/03/2024

Background
share close

Giovanni Martusciello do të jetë trajner i parë kundër Frosinone, më pas do të emërohet trajneri i ri. Lazio aktualisht po punon për gjetjen e një emri të përshtatshëm, që pritet të zyrtarizohet pas ndeshjes së radhës të kampionatit. Falë pushimit që do të vijë pas raundit së 29-të të Serisë A, presidenti i “Bardhekatërve” do të ketë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të marrë vendimet e duhura.

Kandidati i parë është Igor Tudor i cili, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, këtë mbrëmje do të jetë në Romë për tu takuar me Presidentin Lotito, teksa kontaktet me trajnerin kroat janë intensifikuar orët e fundit dhe një pikë kthese mund të vijë mbrëmjen e sotme.

Në takim pritet ë të diskutohet për një kontratë të vlefshme të paktën deri më 30 qershor 2025 dhe nuk përjashtohet mundësia që Martusciello të rikthehet në rolin e zëvendësit pas ndeshjes së radhës, teksa në plan të dytë, për momentin, është  edhe kandidatura e Gennaro Gattuso, një tjetër trajner që Lotito po e vlerëson për “Shqiponjat” e Lazio.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *