play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Lara Colturi merr medaljen e bronztë dhe të artë nën 18 vjeç në Super Gjigantin, në Morzinë

today02/02/2024

Background
share close

Mesditën e së premtes në botërorin e të rinjve në Port dy Soleil në Francë, Lara Colturi arriti të ngjitet në podium ashtu si edhe një vit më parë duke u renditur në vendin e tretë në kategorinë e femrave për Slalomin Gjigant.

Skuatorja që garon për Shqipërinë është me pritshmëritë më të larta për këtë Botëror nisur edhe nga paraqitjet e bëra në etapat e Kupës së Botës për të rritura.

Në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe trofeve të garës së parë në Slalomin Gjigand për të rinj, Lara u rendit në vendin e tretë ndërkohë që po për të njëjtën kategori duke qenë se sportistja që garon për Shqipërinë është nën moshën 18 vjeç, u shpall rendit në vendin e parë me medaljen e artë, për klasifikimin nën 18 vjeç.

Ditën e shtunë Colturi do të ketë mundësinë të shprehi talentin në kategorinë e slallomit në një tjetër provincë të Francës, për të mbyllur aktivitetin e të rinjve dhe për t’ju rikthyer Kupës së Botës për të rritura me etapën e Andorrës javën e ardhshme.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *