Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today01/08/2025
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar Dinamon dhe Egnatian, për kualifikimin e tyre në turin e tretë të Conference League.
Në një postim në profilin e tij, Duka shkruan se kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar.
“Dinamo City dhe Egnatia shkruajnë një tjetër faqe suksesi për futbollin shqiptar në Europë! Urime dy klubeve tona për kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League!
Dinamo City menaxhoi me qetësi një tjetër ndeshje të vështirë dhe siguroi kalimin e mëtejshëm, ndërsa Egnatia tregoi edhe një herë forcë dhe personalitet, duke fituar sërish ndaj Dinamo Minskut dhe duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë kompeticion.
Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera!
Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie”, shkruan Duka.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)