Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Edhe pse tha që tashmë i takon drejtësisë zgjidhja e dilemës së madhe nëse Erion Veliaj ka faj apo jo, kryeministri Edi Rama u shpreh se “kryebashkiakut duhet t’i jepet e drejta e një gjyqi dinjitoz”. Nga sheshi “Skënderbej”, theksoi se pa të dhe Veliajn, Tirana nuk do të ishte sot pikë turistike përgjatë 12 muajve të vitit e as s’do kishte njohur kurrë këtë transformim historik.
“Uroj dhe dua të besoj akoma se përtej asaj çfarë mendojnë në përfaqësinë e tij, atij do t’i jepet e drejta elementare të një gjyqi dinjitoz. Përtej kësaj çështjes specifike që është e drejtësisë, jo e jona, askush dhe asgjë, asnjë buf dhe asnjë specie tjetër e kënetës nuk e mbulon dot me shoshën e llumit diellin e tranformimit kolosal e historik të Tiranës sonë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)