play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Kryeministri Rama: Erion Veliaj nuk do të shkarkohet

today11/02/2025

Background
share close

Ka një tjetër reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në një intervistë për BIRN, kreu i qeverisë është pyetur nëse do të ndjekë standardin e shkarkimit të kryetarëve të bashkisë kur janë nën akuzë.

“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta,” ka deklaruar Rama.

Sipas tij, rasti i Veliajt është në “kushte krejtësisht të ndryshme nga ato më parë”. Për Ramën, nuk ka një çështje konkrete korrupsioni, duke shtuar se “jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike”.

Megjithatë, siç e theksoi sot në mëngjes, ai do të marrë kohën e tij para se të dalë me një opinion përfundimtar. Ka ripërsëritur faktin se tashmë socialistët dhe ai vetë nuk do rrinë më “pa komentuar veprimet e sistemit të drejtësisë”, ndryshe nga ç’kanë bërë në 5 vitet e fundit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *