play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet në 6 bashki

today02/10/2025

Background
share close

Forcat politike që do të garojnë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e Tiranës, Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cerrikut do të kenë mundësi të bëjnë vetëm 7 ditë fushatë.

Sipas një drafti paraprak që pritet të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator i KQZ, fushata për zgjedhjet e 9 nëntorit duhet të fillojë në datën 1 nëntor.

Sa i takon regjistrimit të forcave që do të marrin pjesë në zgjedhje, kërkesa për regjistrim si subjekte zgjedhore në KQZ duhet të dorëzohet brenda datës 11 tetor 2025, ndërsa ato që do të dalin me koalicione parazgjedhore duhet të depozitojnë jo më vonë se 16 tetori kërkesën e tyre.

Ndërsa afati i fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është data 19 tetor.

Deri më tani vetëm kandidatura e socialistëve për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, është bërë publike, ndërsa opozita vijon diskutimet me aleatët për të dalë me një kandidate të përbashkët. Ndërsa për 5 bashkitë e tjera, asnjë nga forcat rivale të garës së pjesshme të 9 nëntorit ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *