Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Rruga drejt Kupës së Botës 2026 ka marrë formë pas takimeve Play-Off të Ligës së Kombeve. Lajmi më i mirë është ngjitja në Divizionin B e Kosovës, që mori atë që kërkonte kundër Islandës.
Arritja në këtë nivel të Ligës së kombeve shmang një short të mundshëm me Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të kompeticionit. Ndërkaq, pasi eliminoi Italinë, Gjermania e gjen veten në grupin A kualifikues të Botërorit 2026 së bashku me kundërshtarë si Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Luksemburgu.
Në krahun tjetër, Axurrët do kërkojnë finalet e Botërorit kundër Norvegjisë, Izraelit, Estonisë dhe Moldavisë. Portugalia e Cristiano Ronaldos arriti të fitojë pas shtesave dhe tashmë kalon në Grupin F me Hungarinë Irlandën dhe Armeninë.
Humbje që i kushton Norvegjisë kalimin në grupin C me Greqinë, Skocinë dhe Bjellorusinë. Penalltitë ishin në favor të Francës, me “gjelat” që ëndrrën amerikane do e kërkojnë me rival si Ukraina, Islanda dhe Azerbajxhani.
Ndërkaq, për Kroacinë fati rezervon Çekinë, Malin e Zi, Ishujt Faroe dhe Gjibraltarin. Spanja gjen sërish Gjeorgjinë, në një grup E që përbëhet dhe nga Turqia e Bullgaria. Në krahun tjetër, Hollanda kalon në një grup me 5 kombëtare, ku pjesë e saj janë Polonia, Finlanda, Lituania e Malta. Kupa e Botës 2026 mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada .
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)