Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shqipëria do të nisë kualifikueset e Botërorit me një përballje mjaft të vështirë. Futbollistët e Anglisë janë nga më të mirët në botë dhe këtë e dinë mjaft mirë edhe kuqezinjtë. Sikurse ndhodh gjithnjë, besimi është i madh para ndeshjes për një rezultat pozitiv
“Ndeshja e parë me Anglinë është e vështirë, duke marrë parasysh që Anglia ka lojtarë të klasit botëror. Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin, i dimë cilësitë dhe kualitetet tona. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Unë do të bëj më të mirën, sa minuta të kem në dispozicion”,shprehet futbollisti i Kombëtares, Arbër Hoxha.
“Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë krenar që jam përzgjedhur të përfaqësoj Kombëtaren. Është një nga ndjesitë më të bukura në botë. Momentin e parë kur mora ftesën nuk dija si të reagoja. Isha i mpirë nga emocionet. U kontaktova nga stafi, ishte moment shumë i bukur. Nuk kam ardhur për të qenë kalimtar. Shpresoj që rrugëtimi im të jetë sa më i gjatë në kombëtare. Kam ardhur me besimin për të bërë më të mirën”, thotë futbollisti i Kombëtares Juljan Shehu.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)