play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Kardiologu i futbollistit Dwamena letër të hapur: Vdiq nga një vendim personal, nëse nuk do të hiqte defibrilatorin, Raphael do të ishte ende gjallë

today13/11/2023

Background
share close

Dr. Antonio Asso, kardiologu që ka trajtuar futbollistin Dwamena dhe i pari që ka konstatuar problemin e tij në zemër, ka botuar një letër në Heraldo de Aragón ku mes të tjerash shkruan se, “Ky është fundi i një historie të trishtuar dhe të parashikueshme”.

Në një letër të hapur drejtuar Heraldo de Aragón, botuar këtë të hënë, Asso kujton se ai u takua me Dwamena në tetor 2019 kur mjeku i Real Zaragoza, Irineo De los Mártires, i shqetësuar për disa marramendje që lojtari raportoi në ndeshjet e fundit, kërkoi vlerësimin e tij. Muaj më parë, atij i ishte vendosur një monitor i vogël nënlëkuror dhe “rekordi ishte i qartë për lidhjen e simptomave të tij me aritmitë serioze ventrikulare që ndodhën gjatë lojës së futbollit”.

Kardiologu thekson: “Para se të filloja t’i shpjegoja analizat, isha i vetëdijshëm për rëndësinë që do të kishin fjalët e mia për këtë atlet të ri afrikan, në atë kohë në elitën ekonomike dhe profesionale, e ardhmja e të cilit si futbollist po shuhej. Megjithatë, “arritëm ta bindim për nevojën urgjente për të vendosur një defibrilator për të paktën të garantuar jetën e tij, në të njëjtën kohë që këshilluam të mos ushtronte sporte profesionale”, vijon ai në letrën e tij publike.

Mjeku shpjegon më tej: “Kam këmbëngulur që, ndërsa sëmundja përparonte, në një moment mund të adresonim origjinën e aritmisë përmes një ndërhyrjeje ablacioni, por kjo kërkonte që ai të mbahej në jetë dhe për këtë ishte thelbësor defibrilatori”.

Dwamena në prezantimin e tij me Real Zaragoza në 2019-ën

Antonio Asso gjithashtu thotë në letrën e tij se, Raphaeli ishte një djalë i madh, fisnik dhe me sy të pastër, pa ajrin e një ylli. Ai e vendosi gjithë besimin e tij tek ne dhe pasi vendosi defibrilatorin u largua nga Spanja. Ndonjëherë më pyeste mua për disa këshilla me përpikmëri që i përgjigjesha me dëshirë, megjithëse isha i vetëdijshëm që nuk po dëgjohesha.

“Ishte i vendosur të ndiqte karrierën e tij profesionale mbi të gjitha, dhe përfundova duke humbur shpresën për të ndikuar tek ai”, shton ai.

Asso kujton: “Disa vite më parë më thanë se defibrilatori i kishte shpëtuar jetën kur kishte një aritmi malinje që ishte dedektuar saktë automatikisht nga pajisja”. Por këtu doktori ka një peng: “Ne humbëm kontaktet më vonë. Një vit më parë mësova nga shtypi se ai kishte kërkuar heqjen e defibrilatorit të vendosur nga ne dhe se më në fund ishte eksplantuar (mendoj në Zvicër).

Por tashmë është vonë për pengje, “vendimi i tij ishte i parevokueshëm dhe ai vendosi të gjithë përgjegjësinë mbi veten e tij dhe mbi vullnetin e Zotit në të cilin ai besonte. Që në atë moment kam qenë i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia që ndodhi të shtunën në një fushë futbolli në Shqipëri ”, deklaron ai.

Për specialistin, Dwamena “ka vdekur si rezultat i një vendimi personal të respektueshëm, por nëse nuk do t’i ishte hequr defibrilatori, Raphaeli do të ishte ende gjallë”.

Ai shton gjithashtu se vit pas viti, përparimet teknologjike na vënë mjete të reja në duart tona për të trajtuar më mirë problemet serioze aritmike nga të cilat ai vuante, dhe është e mundur të spekulohet, për besimtarin, se këto teknika shërbehen nga i njëjti Zot në të cilit Dwamena me vendosmëri besonte.

“Ai besonte, por ky është fundi i një historie të trishtuar dhe të parashikueshme.” Dhe letra përfundon duke treguar se “nganjëherë lajmet janë konfuze dhe është e rëndësishme të sqarohet për mijëra pacientë që mbajnë një defibrilator dhe besojnë në sigurinë që ai ofron, se nuk është dikush që mbante një defibrilator që ka vdekur, por dikush që nuk kishte atë dhe me vullnetin personal vendosi ta hiqte”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *