Në seancën e fundit plenare të sesionit parlamentar mbizotëroi kaosi dhe përplasje fizike mes opozitës dhe Gardës, pasi deputetët opozitarë “zaptuan” karriget e kabinetit qeveritar për të bllokuar betimin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.
Gjatë nisjes së seancës, Belind Këlliçi ndezi flakadan, ndërsa deputetët e PD hodhën ujë dhe kartonë votimi ndaj Niko Peleshit. Pavarësisht tensioneve, Shabani u betua dhe u largua nga salla mes thirrjeve të opozitës, duke i përshëndetur ata me puthje.
Opozita kërkoi gjithashtu praninë e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim arresti. Klevis Balliu u përjashtua nga seanca dhe kryesuesi Niko Peleshi dha pushim për ta larguar nga salla.
Më pas, mazhoranca kaloi drejtpërdrejt në votim, ndërsa disa deputetë të opozitës, mes tyre Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Belind Këlliçi, u ulën në karriget e ministrave.
Post comments (0)