Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today26/11/2025
Juventusi fitoi 2-3 kundër Bodo/Glimt në Norvegji mbrëmjen e të martës. Sfida u vendos vetëm në minutat shtesë, teksa “Zonja” siguroi fitoren e parë të sezonit në fazën e ligës së Champions League.
Në një mbrëmje të acartë djemtë e Spallettit ditën të përmbysnin rezultatin, duke marrë tri pikë. I ftohti i ka shoqëruar bardhezinjtë prej tre ditësh, ndërsa rrezikojnë mos kthehen sipas programit në Torino.
Ne aeroportin e Bodos disa fluturime janë shtyrë dhe mbi 1 mijë pasagjerë po presin, kjo pasi pista ka ngrica dhe borë. Klubi i Juves e ka programuar udhëtimin për në orën 12:00 të kësaj mesdite, por mediet në Itali bëjnë me dije se kushtet e vështira atmosferike dhe një stuhi bore pritet që të zhvendosë programin, edhe pse ende asgjë nuk është vendosur.
Fakt është se dje, drejtori Comolli dhe Chiellini u bllokuan të Suedi dhe u detyruan të udhëtonin me makinë drejt Bodos, kjo për shkak të motit të keq dhe anulimit të shumë fluturimeve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)