play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Jasir Asani, “hajmali” te Gwangju

today23/06/2025

Background
share close

Jasir Asani u shfaq sërish vendimtar për Gwangju. 30-vjeçari i kombëtares shqiptare shënoi dhe asistoi në barazimin e javës së 20-të të kampionatit koreano-jugor, për t’i dhënë pikën e radhës në këtë sezon.

Me 5 gola dhe një asist, Asani i ka shërbyer Gwangjuit, duke qenë në pozita komode në renditje. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në 4 ndeshje të ndryshme, për t’i dhënë në total 6 pikë.

Gwangju ndodhet në mesin e renditjes me 28 pikë, në zonën që momentalisht e mban në garë për titullin kampion.

Jasir Asani ka kontratë me koreano-jugorët deri në fund të këtij viti, teksa ditëve të fundit janë shtuar zërat për një kalim të tij në Japoni.

Forma e mirë mund ta ndihmojë për të qenë sërish në qendër të skemave të Sylvinhos, me 30-vjeçarin që pritet të jetë në mesin e të grumbulluarve për sfidën e muajit shtator kundër Letonisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *