Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ardon Jashari e ka të vështirë që të përshkruajë ndjesinë tani që u bë pjesë e Milanit. Mesfushori shqiptaro-zviceran i ka të qarta idetë. Te “Djalli” ka ardhur që të fitojë trofe. Në intervistën e parë si kuqezi, 23-vjeçari shpjegon zgjedhjen e tij.
“Jam krenar që jam në këtë klub historik. Dua ta ndihmoj këtë skuadër të kthehet në vendin që i takon, të fitojë tituj dhe do të jap gjithçka nga vetja për këtë objektiv. Interesimi i Milanit më bëri menjëherë krenar, ishte rruga që doja të ndiqja me familjen time dhe ishte një ëndërr që e kisha që fëmijë.”
“Do ta ndihmoj skuadrën si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje, do të përpiqem të jap pasimin e fundit dhe të ndihmoj shokët e mi të skuadrës të shënojnë. Lojtarët e Milanit të së kaluarës që kam vlerësuar më shumë? Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo. Ishin teknikë dhe të fortë, kreativë në pasimin e fundit. Kjo është ajo që unë përpiqem të bëj!”
Tani do të ketë mundësinë të luajë me një tjetër të madh si Luka Modriç. Entuziast është për faktin se shok skuadre do të ketë Luka Modriç.
“Është fantastike! Filloj rrugëtimin tim, përkrah një lojtari kaq të pabesueshëm, që ka fituar kaq shumë. Ai mund vetëm të më ndihmojë, dua të mësoj gjithçka prej tij dhe të dëgjoj të gjitha mësimet e tij, brenda dhe jashtë fushës.”
Jashari tregoi se ka zgjedhur fanellën me numër 30, pasi ashtu e nisi në Zvicër dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe idhulli i tij Leo Messi, që në nisje të karrierës së tij mbajti këtë numër.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)