play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë bën pjesë edhe Tirana

today13/06/2025

Background
share close

Izraeli ka vendosur të mbyllë përkohësisht të gjitha ambasadat e tij në mbarë botën, përfshirë edhe Ambasadën izraelite në Tiranë, pas sulmeve intensive kundër Iranit.

Në një deklaratë zyrtare, ambasada izraelite njoftoi se do të ndalohen të gjitha shërbimet konsullore, pa dhënë një afat se kur do të rikthehen në funksionim.

Nga ana tjetër, kryeministri Benjamin Netanyahu bëri me dije se vendi duhet të përgatitet, pasi sulmet do të vazhdojnë për disa ditë me radhë.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Izraeli përdori 200 avionë luftarakë, duke hedhur më shumë se 330 “municione të ndryshme” dhe duke goditur më shumë se 100 objektiva në të gjithë Iranin.

Me anë të një postimi në “X”, Netanyahu njoftoi se do të zhvillojë telefonata me Donald Trump, Keir Starmer dhe Vladimir Putin.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *