play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Italianët rrezikojnë eliminimin nga Champions

today19/02/2026

Background

Rënia e papritur e skuadrave italiane në Evropë ka tronditur shpresat për një mrekulli në Champions League të këtij sezoni.

Falë rezultateve të Interit në vitet e fundit, me dy finale të arritura edhe pse të humbura, Italia ishte mësuar të qëndronte protagoniste deri në fazat e avancuara të kompeticionit. Por këtë herë, skenari ka ndryshuar rrënjësisht. Vetëm tre sezone më parë, Milan, Napoli dhe Interi arrinin në çerekfinale, duke rikthyer krenarinë e futbollit italian.

Disfatat erdhën në terrene të vështira: ndaj Galatasaray në Stamboll, ku atmosfera është gjithmonë përvëluese; ndaj Borussia Dortmund, i shtyrë nga “muri i verdhë” në Gjermani; dhe në Norvegji, në fushën sintetike të Bodo/Glimt, në kushte klimatike të ashpra.

Megjithatë, përtej faktorëve ambientalë, ajo që shqetëson më shumë janë paraqitjet e dobëta dhe mungesa e bindjes në lojë.

Renditja e koeficientëve evropianë nuk ofron ngushëllim. Italia është tejkaluar dhe distancuar jo vetëm nga Anglia, por edhe nga Gjermania, Portugalia dhe Spanja. Një vend i pestë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm duket pothuajse i paarritshëm.

Tani prioriteti është të shpëtohet sezoni. Te Juventusi, rikthimi kërkon një fitore me tre gola diferencë për ta çuar sfidën të paktën në shtesë. E njëjta diferencë u nevojitet edhe Interit dhe Atalantës.

Bergamaskët kanë treguar shpesh se dinë të befasojnë në Evropë, ndërsa Interi, pavarësisht goditjes së marrë në Norvegji, mbetet një skuadër me potencial për të përmbysur çdo skenar, por duhet të ndryshojë marsh menjëherë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *