Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Mundësia që Serie A të dërgojë një skuadër të pestë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2026/27 po venitet dita-ditës.
Pas tre ndeshjeve të para të garave evropiane, Italia jo vetëm që nuk ndodhet më mes dy vendeve të para që do të përfitonin nga vendi shtesë i garantuar nga formati i ri i UEFA-s, por ka rënë ndjeshëm në renditjen sezonale të koeficientëve. Aktualisht, Italia ka grumbulluar vetëm 6,857 pikë, duke u renditur në vendin e tetë, pas vendeve surprizë si Qiproja dhe Danimarka. Një situatë shqetësuese që pasqyron rezultatet e dobëta të skuadrave italiane në javët e fundit.
Pra, nëse sezoni do të mbyllej sot, Anglia dhe Portugalia do të ishin federatat që do të siguronin vendin e pestë shtesë në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur: Spanja dhe Gjermania pritet të ngjiten, ndërsa Italia ka ende kohë për të reaguar, por duhet të rikuperojë më shumë se një pikë për t’u afruar me kreun. Për të ruajtur shpresat, skuadrat italiane duhet të përmirësojnë ndjeshëm paraqitjet në të tre kompeticionet evropiane.
Çdo hap fals mund të rezultojë fatal për ëndrrën e një përfaqësimi të zgjeruar të Serie A në elitën e futbollit evropian sezonin e ardhshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)