play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Iraku troket në dyert e FIFA-s

today09/03/2026

Background
share close

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar kaos total edhe në kalendarin futbollistik. Kombëtarja e Irakut ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e ndeshjeve eliminatore për Botërorit 2026, të planifikuara të zhvillohen në fund të këtij muaji në Monterrey të Meksikës.

Kërkesa është bërë pas situatës së shkaktuar dhe konfliktit të vazhdueshëm, teksa ka ndikuar drejtpërdrejt në mundësitë e udhëtimit të ekipit.

Lajmi u bë i ditur nga trajneri australian Graham Arnold, i cili theksoi se vështirësitë logjistike mund të pengojnë grumbullimin e plotë të skuadrës për ndeshjen vendimtare të kualifikimit. Iraku është planifikuar të përballet më 31 mars me fituesin e përballjes mes Suriname dhe Bolivisë, në një sfidë shumë të rëndësishme për rrugën drejt Botërorit.

Sipas stafit teknik, problemi kryesor lidhet me mbylljen e hapësirës ajrore në rajon për shkak të konfliktit, gjë që e bën pothuajse të pamundur transportimin e të gjithë lojtarëve drejt Meksikës.

FIFA kishte propozuar një alternativë që parashikonte transportimin e futbollistëve drejt Istanbul me rrugë tokësore dhe më pas udhëtimin me avion drejt Amerikës së Veriut, por federata irakiane e ka refuzuar këtë opsion.

Arsyeja kryesore është se një plan i tillë do të përfshinte një udhëtim rreth 25 orësh me autobus, një rrugëtim shumë i lodhshëm që do të ndikonte drejtpërdrejt në përgatitjen fizike dhe sportive të lojtarëve për një ndeshje kaq vendimtare.

Trajneri Graham Arnold, i cili mori zyrtarisht drejtimin e kombëtares irakiane në maj të vitit 2025, paralajmëroi se nëse skuadra do të detyrohej të grumbullonte vetëm lojtarët që aktivizohen jashtë vendit, shanset për kualifikim do të uleshin ndjeshëm.

Iraku nuk është kualifikuar në një Botëror që nga 1986, dhe për këtë arsye kjo fazë eliminatore konsiderohet historike për futbollin e vendit. Tashmë mbetet për t’u parë nëse FIFA do ta pranojë kërkesën për shtyrjen e ndeshjes apo nëse do të gjendet një zgjidhje tjetër për zhvillimin e saj në kohë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *