Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Barcelona – Inter është ndeshja më e pritur e vitit, jo vetëm për tifozët e skuadrave, por në mbarë botën. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, katalanasit dhe zikaltërit do të luajnë aktin e parë drejt ëndrrës për finale e Champions-it. Blaugranat janë shfaqur si ekip pretendent dhe vijnë nga triumfi në Kupë kundër Realit.
“Për të gjithë është ëndërr të jemi këtu. Interi është një kundërshtar i vështirë, kanë një prej mbrojtjeve më të mira në botë. Na pret një sfidë e vështirë dhe duhet të jemi gati”, tha Hansi Flick, trajner i Barcelonës,
“Jemi të përqendruar, të motivuar dhe e presim me padurim ndeshjen. Luajmë një tjetër gjysmëfinale dhe sfidojmë një rival të madh”, shton Lautaro Martinez.
Gjysmëfinalja e parë e Champions ndërmjet Barcelonës dhe Inter luhet prej orës 21:00.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)