Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Me Kristjan Asllanin jashtë planeve, te Interi kanë nisur të mendojnë për pasuesin. Zikaltërit kanë shënjestruar yllin e Xhenoas, Morten Frendrup, për të cilin kërkohen 20 milionë euro.
Shifër e konsiderueshme, me të ardhurat që do të përfitoheshin nga largimi i mesfushorit shqiptar. Asllani, por edhe Zielinski, nuk përshtaten me stilin e lojës së kërkuar nga Chivu, pasi janë teknikë dhe krijues, por rumuni synon mesfushorë të fortë në mbrojtje.
Por Interi shpreson për oferta nga Arabia Saudite. Nëse Interi mund t’i largojë Asllanin dhe Zielinskin, ata do të kenë gati lojtarin danez, i cili ka pikërisht cilësitë që Interi dhe Chivu po kërkojnë.
24-vjeçari është mbreti i statistikave mbrojtëse, pasi vitin e kaluar ishte mesfushori më i mirë në Itali, me 61 ndërhyrje të sakta, 34 driblime të neutralizuara dhe 46 sulme të ndërprera. Futbollist perfekt për mesfushën me dy lojtarë, pasi fiton mbi 50% të dueleve të fituara.
Nga ana tjetër, mesfushori i Parmës, Mandela Keita, është gjithashtu në radarin e Interit. Belgu ka punuar tashmë me Chivu-n, pasi ka qenë titullar nën drejtimin e tij në Tardini.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)