Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ideja për ta zgjeruar me 64 skuadra edicionin e njëqindvjetorit të Kupës së Botës është diçka më shumë sesa një hipotezë ose një sugjerim i thjeshtë.
Sipas “The Athletic”, të martën është mbajtur një takim në selinë amerikane të FIFA-s, në Trump Tower në Nju Jork, ku është diskutuar për këtë skenar pas paraqitjes së një propozimi zyrtar nga Amerika e Jugut.
Ideja nuk është e re, pasi zëra në lidhje me të kishin dalë që në mars, pas një Këshilli të FIFA-s ku propozimi ishte bërë nga presidenti i federatës uruguaiane të futbollit, Ignacio Alonso. Kjo është megjithatë hera e parë që diskutohet në mënyrë konkrete, pasi si Infantino ashtu edhe Grafstrom ishin shprehur publikisht të hapur për një skenar të tillë.
Gjithçka është ende në fazë embrionale, edhe sepse nuk mungojnë kundërshtitë, mbi të gjitha nga UEFA, e shprehur që pranverën e kaluar nga presidenti Aleksander Čeferin, i cili e kishte quajtur atë “një ide shumë të keqe”.
Megjithatë do të ishte një mundësi e mirë sepse do të shtoheshin shanset për Shqipërinë, që më 11 në Serbi do të provojë të futet në Botërorin aktual të pandryshuar.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)