Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
E dimë edhe vetë që është ndeshje emocionale, por në fushë përballë Serbisë do të tregojmë profesionalizmin. Kështu u shpreh sulmuesi i kombëtares, Arbër Hoxha, i cili është mes lojtarëve të kombëtares që vijnë nga Kosova.
“Ne jemi profesionistë, do bëjmë tonën vetëm në fushë. Normal që është ndeshje emocionale, por jemi profesionistë dhe do bëjmë më të mirën në fushë”, tha ai gjatë konferencës për shtyp që u zhvillua sot, më 4 Qershor.
“Do jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka cilësi, por do japim maksimumin. Po punojmë shumë mirë dhe shpresojmë dhe besojmë se do ta fitojmë ndeshjen”, tha ai.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Hoxha tha se do ta pranonte edhe një humbje përballë Letonisë, vetëm për të fituar përballë Serbisë.
Krah tij para mediave ishte edhe portieri Thomas Strakosha.
“Është ndeshja më e rëndësishme për të vijuar ëndrrën tonë që është botërori”, tha ai.
Shqipëria do të luajë përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)