play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Historike! Shqipëriapër herë të parë play off-in e Botërorit

today14/11/2025

Background
share close

Shqipëria mori atë që duhej në Andorrë: fitoren. Me vuajtje, me sakrifica, por në fund arriti të sigurojë tri pikët që lënë pas përfundimisht Serbinë dhe garantojnë pjesëmarrjen në “play off” të Botërorit që do të zhvillohet në SHBA-Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme.

Për ta bërë këtë duhen fituar edhe dy “finale” të tjera por sot u vendos vendi i dytë përfudnimisht dhe ëndrra vazhdon…

Në pjesën e parë, Kombëtarja e kishte zotërimin e topit por ishte steril pasi kuqezinjtë e patën thuajse të pamundur të godisnin portën kundërshtare.

Për këtë 45-minutësh mund të përmendim vetëm goditjen e dënimit të Asllanit në minutën e 18’, ndërkohë që rastin më të mirë e kishte kapiteni Gjimshiti i cili pas ekzekutimit të një goditje këndi, gjuajti me kokë por traversa i mohoi golin  dhe në këtë mënyrë pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.

Në pjesën e dytë, festa erdhi vetëm në minutën e 67’, kur dy të sapofuturit, Bajrami dhe uzuni, krijuan një superaksion, që në fund u finalizua në mënyrën e duhur nga Kristjan Asllani.

Në pjesën e mbetur të lojës, të besuarit e Sylvinhos e menaxhuan në mënyrën më të mirë takimin, duke marrë tre pikët që mjaftonin për të shkruar historinë.

Kështu Shqipëria ka siguruar matematikisht për herë të parë në histori vendin e dytë që të dërgon në “Play off”-in e një Botërori, kjo edhe falë fitores së Anglisë kundër Serbisë

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *