Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today16/09/2025
hqipëria shënon një hap më pranë BE-se, me hapjen sot të negociatave për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Konferenca e 6-të ndërqeveritare u mbajt në Bruksel dhe u bashkëdrejtua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre.
Kështu, vendi ynë nis zyrtarisht negociatat për 4 kapituj: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike. Para takimit, omisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, priti Ramën te “Muri i Zgjerimit”, ku hoqën shenjën e kuqe nga 4 kapitujt, duke i bërë me të verdhë, që simbolizon hapjen e tyre.
Kos, gjatë konferencës për shtyp, vlerësoi sërish ecurinë e Shqipërisë në këtë proces si mbresëlënës, ndërsa shtoi se edhe BE ka përgjegjësi të mbështesë këtë kandidate kaq të zellshme, siç iu referua ajo vendit tonë. Kos theksoi edhe rëndësinë e të bërit të njëjtin si hap si me hapjen e kapitujve, edhe me mbylljen e tyre.
“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ende nuk kam bërë një vit në këtë detyrë dhe është hera e katërt që hapim kapitujt. Kjo na çon në 5 grupkapituj dhe 28 kapituj të çelur. Ka mbetur edhe një dhe s’kam dyshim që do ta bëjmë këtë gjë së shpejti.”, u shpreh gjatë konferencës Kos.
Rama tha se në këto dy vite, deri në arritjen e objektivit të vendosur, që deri më 2027 të kenë hapur të gjithë grupkapitujt, do të duhet që të ‘rishpikin veten’. Rama tha se duke marrë parasysh se ky grupkapitull i Agjendës së Gjelbër është shumë sfidues, kanë krijuar një ministri më vete vetëm për mjedisin.
“Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund dhe kjo është arsyeja pse përmenda se tanimë kemi ministri më vete vetëm për mjedisin, me një ekip që është rritur gjatë detyrës, me ministër të ri që është negociatori nga pala jonë dhe tashmë i duhet të gjejë negociator që ta shoqërojë dhe sigurisht kjo nuk do të ishte diçka që disa vjet më patrë do ta kisha marrë në konsideratë.”, tha Rama.
Kreu i qeverisë nuk kurseu batutat teksa tha se për herë të parë vendi ka zgjedhur vetë me kë do të martohet.
“Jemi martuar me detyrim me perandor të tjera në të shkuarën, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi”, tha Rama.
Edhe ministrja daneze, Marie Bjerre vlerësoi rezultatet e arrita nga Shqipëria. Danimarka, tha ajo, vend i cili mban aktualisht presidencën e BE-së, do të bëjë çdo gjë që të çojë përpara zgjerimin.
“Danimarka do të bëjë çmos për të çuar përpara zgjerimin, mbetet thelbësore që vendet kandidate të bëjnë realizime të reformave dhe të përmbushjes së kritereve të Kopenhagë. Shqipëri vazhdoni më tej me punën e mirë”, tha Bjerre.
Deri tani, Shqipëria ka çelur 5 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Konferenca e ardhshme ndërqeveritare, e planifikuar më 2 tetor, do të përqendrohet tek grupkapitulli i fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)