play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Halili jep premio pas fitores në derbi: Sezonin tjetër të dominojmë kampionatin

today27/04/2026

Background

Presidenti i Tiranës, Refik Halili u shfaq shumë i lumtur, pas fitores 2-1 ndaj Partizanit në derbi.

Pas ndeshjes, ai komplimentoi lojtarët për paraqitjen e treguar, ndërsa ju premtoi si premio të ardhurat e biletave nga kjo përballje.

“Jam shumë i gëzuar për të gjithë sakrificën që ju keni bërë. Nuk e dija për këtë energji, por s’ka gjë, avash avash. Për mua është gëzim dhe ju sot keni gëzuar të gjithë tifozët tanë. Nëse ne do të bëjmë një ndeshje tjetër, të tillë, si sot që ishte një nga ndeshjet tona më të bukura. Shpresoj që ne ta mbushim stadiumin herë tjetër plot. Pse e them këtë?!

Sepse unë shpresoj që ne, në sezonin e ardhshëm, do të bashkëpunojmë të gjithë bashkë. Kuptohet që do të ketë edhe blerje të tjera, që ne ta dominojmë kampionatin shqiptar dhe mos të vuajmë si këtë sezon. Ju falënderoj të gjithëve pamasë, ju uroj suksese. Përsa i përket premios, ne premion do ta bëjmë aq sa do të marrim xhiro nga stadiumi. Ndoshta 40, 50”, tha Refik Halili.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *