Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Liderët rusë të naftës po ndihen nën presionin e sanksioneve ndërkombëtare. Lukoil, një nga dy kompanitë e prekura, ka vendosur të shesë asetet e saj jashtë vendit.
“Për shkak të masave kufizuese të vendosura ndaj kompanisë dhe kompanive të saj nën kontroll nga disa shtete, Lukoil njofton se ka ndërmend të shesë asetet e saj ndërkombëtare”, shkruhet në një deklaratë të kompanisë.
Java e kaluar, Washingtoni njoftoi sanksione ndaj kompanive Rosneft dhe Lukoil si mjet presioni për të detyruar Vladimir Putin që të ndalë luftën në Ukrainë. Trump ishte përsëri i zhgënjyer nga qëndrimi i Kremlinit, i cili, pas një pretendimi se ishte i gatshëm për negociata, vazhdoi të bombardonte Kievin me raketa dhe dronë, duke refuzuar çdo kompromis.
Sanksionet e vendosura nga Thesari amerikan, përfshijnë futjen në “listën e zezë” të Rosneft, kompania shtetërore e kontrolluar nga Igor Sechin, aleati i ngushtë i Putinit, dhe Lukoil, kompania private e naftës.
Së bashku, këto dy kompani prodhojnë rreth gjysmën e eksporteve të naftës nga Moska, ose rreth 3.1 milionë fuçi naftë në ditë.
Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e të gjitha aseteve të Rosneft dhe Lukoil në SHBA dhe ndalimin për çdo kompani amerikane të zhvillojë marrëdhënie tregtare me këto kompani. Masa të ngjashme janë miratuar së fundmi edhe nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa Bashkimi Evropian po punon për paketën e 19-të të sanksioneve tregtare kundër Rusisë.
Reagimi i menjëhershëm në tregjet globale ishte rritja e çmimeve të naftës me rreth 5%. Washingtoni ka dhënë 1 muaj kohë për kompanitë që punojnë me grupet ruse për të ndërprerë marrëdhëniet, përndryshe do të përballen me sanksione dytësore, që do t’u pamundësojnë aksesin tek bankat, tregtarët, transportuesit dhe siguruesit amerikanë, pjesë kyçe e tregut global të lëndëve të para.
Putin i ka cilësuar këto si “masa të rënda ndaj sektorit rus të naftës”, duke shtuar se nuk do të kenë “një ndikim të konsiderueshëm” në ekonominë e Rusisë, por njëkohësisht ka kërkuar vazhdimin e dialogut.
Ndërsa Trump mendon ndryshe:
Më vjen mirë që mendon kështu. Ne do ta diskutojmë sërish pas 6 muajsh!
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)