play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Gjykata Europiane i jep të drejtë Superligës: E paligjshme të sanksionohet klubet

today21/12/2023

Background
share close

Gjykata e Europiane e Drejtësisë i ka dhënë të drejtë Superligës, që kishte apeluar kundër monopolit nga UEFA dhe FIFA. Referuar qëndrimit të institucionit të drejtësisë europiane, ka një abuzim pushteti dominues nga ana e dy organizatave të futbollit kontinental dhe botëror.

“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, të cilat nënshtrojnë çdo projekt të ri futbolli, si SuperLiga ndaj miratimit paraprak, dhe që i ndalojnë klubet dhe lojtarët të luajnë në këto gara, janë të paligjshme. Nuk ka kornizë për rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s që garanton që ato të jenë transparente, objektive, jodiskriminuese dhe proporcionale.”

Gjykata Europiane e Drejtësisë nuk shprehet nëse Superliga duhet të zhvillohet ose jo, pasi gjykon se duhet të jenë vetë klubet që duhet të vendosin, nëse do të marrin pjesë në të.

Por drejtësia europiane ka goditur UEFA-n dhe FIFA-n pasi kanë abuzuar me ekskluzivitetin e organizimit të garave futbollistike.

“Ky pushtet duhet t’i nënshtrohet  kritereve të duhura për të siguruar që ato të jenë transparente,  objektive, jodiskriminuese dhe proporcionale. Megjithatë, kompetencat e FIFA-s dhe UEFA-s nuk i nënshtrohen asnjë kriteri të tillë. Në kushtet aktuale, FIFA dhe UEFA gjenden në një pozicioin abuzimi dominues.”

Vendimi heq kufizimin që Superliga Europiane e futbollit të zhvillohet. Kompeticioni me nismëtarë Real Madridin dhe Barcelonën, do të jetë jashtë autoritetit të FIFA dhe UEFA.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *