play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Gjithçka gati për Suedinë, Sylvinho bën tre ndryshime në formacionin titullar

today25/03/2024

Background
share close

Mbrëmjen e kësaj të hëne, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të zhvillojnë në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, në testin e dytë zyrtar para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa si kundërshtar do të kenë Kombëtaren e Suedisë, me “Vikingët”, që ka jo pak emër në futbollin botëror.

Padyshim synimi kryesor i “Shqiponjave” tona është hedhja pas krahëve e një rezultati katastrofik, si humbja 0 me 3, ndaj Kilit, në “Ennio Tardini”, të Parmës e për këtë aryse, tekniku Sylvinho ka bërë plot tre lëvizje në formacionin titullar, lëvizje që mund të konsiderohen të pritshme, në një farë aspekti.

Kështu, në portë mbetet Thomas Strakosha. Në krahët e mbrojtjes janë Mario Mitaj dhe në vend të Hysajt është vendosur Ivan Balliu, me qendrën që nuk ndryshon, aty ku janë vendosur Gjimshiti e Mihaj. Mesfusha me tre ka pësuar gjithashtu një ndryshim, teksa rreshtohet Krisjan Asllani, Ylber Ramadani e Qazim Laçi.

Ndërkaq, surpriza më e madhe mbetet në repartin ofensiv, aty ku në qendër fillon që nga minuta e parë, “bomberi”, Armando Broja, në krahun e djathtë është i përhershimi, Jasir Asani, me “silurët” e tij, ndërsa në krahun e majtë të sulmit, çuditërisht tekniku Sylivnho ka vendosur të hedhë në Nedim Bajramin.

Formacionet zyrtare:

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *