play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

LifeStyle

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të mëngjarashëve, njerëzve më të zgjuar dhe kreativë se të tjerët

today13/08/2025

Background

 

“Nëse gjysma e majtë e trurit kontrollon gjysmën e djathtë të trupit, atëherë vetëm mëngjarashët janë në mendjen e duhur.” – W.C. Fiel

Sot festojmë Ditën Ndërkombëtare të mëngjarashëve, themeluar në vitin 1976 nga Dean R. Campbell, themelues i Klubit të Mëngjarashëve. Qëllimi i saj është të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat e përditshme që përballen rreth 10% e njerëzve në botë dhe të nderojë ata që ndonjëherë ndihen si “të lënë pas” në një botë ku mbizotëron dora e djathtë.

Ja 7 të vërteta për mëngjarashët që ndoshta nuk i dinit:

1. Stigmat historike

Historikisht, mëngjarashët janë parë si të këqinj. Magjia e zezë shpesh quhej “rruga e dorës së majtë” dhe gjatë Mesjetës disa mëngjarashë digjeshin në shtyllë për lidhje me djallin. Shumë tekste fetare, përfshirë krishtërimin, privilegjonin dorën e djathtë, duke e parë si “të pastër dhe të favorshme”.

2. Bëheshin me njolla nga boja

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të mëngjarashëve:

Para shpikjes së stilolapsave, të shkruaje si mëngjarash me pendë nënkuptonte të njollosje gjithë letrën dhe duart e tua me bojë. Në shumë shkolla, fëmijët mëngjarashë janë detyruar të shkruajnë me dorën e djathtë, me raste edhe duke u lidhur dorën e majtë pas shpine.

3. Asociimet kulturore

Dora e majtë shpesh shihet si e papastër në disa kultura. Në Indi, Pakistan, Nepal dhe Lindjen e Mesme, është e papërshtatshme të përdorësh dorën e majtë për të ngrënë ose për të marrë objekte, ndërsa në Islam përdoret për pastrimin personal.

4. Përshtatshmëria gjinore

Më shumë mëngjarashë janë djemtë dhe burrat. Një studim i vitit 2008 tregoi se 23% më shumë burra janë mëngjarashë krahasuar me gratë.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të mëngjarashëve:

5. Migrena

Studime kanë treguar se mëngjarashët kanë më shumë gjasa të përjetojnë migrenë dhe probleme të sistemit imunitar, duke përfshirë alergjitë dhe sëmundjet autoimune.

6. Avantazhet krijuese

Rreth 20% e mëngjarashëve përdorin më shumë hemisferën e djathtë të trurit për lëvizje dhe krijimtari, krahasuar me vetëm 5% të personave që shkruajnë me dorën e djathë. Kjo shpjegon pse figura të mëdha si Leonardo Da Vinci, Charlie Chaplin, Jimi Hendrix, David Bowie dhe Kurt Cobain ishin mëngjarashë.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të mëngjarashëve:

7. Kafshët mëngjarashe

Edhe disa kafshë kanë preferencë për dorën e majtë. Studimet tregojnë se shumica e kangurëve përdorin krahun e majtë për aktivitete të përditshme, ndërsa të djathtën për veprime që kërkojnë forcë.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të mëngjarashëve!

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *