Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today11/02/2026
Partizani triumfoi minimalisht ndaj Elbasanit në transfertë, në duelin e parë të çerekfinales në Kupën e Shqipërisë.
Kryeqytetasit iu falën një goli me penallti në fund, për të marrë një avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit, që e luajnë në shtëpi.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta nisi me vendasit më kërkues. Elbasani shpërdoroi disa raste të mira për shënim, para se të vinte momenti vendimtar.
Në minutën e 88-të, Arsen Kasa, shkaktoi penallti ndaj Skukës, për mbajtje të parregullt nga fanella dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Te vendasit nuk ishin dakord, duke shpërthyer në protesta. Si pasojë, u ndëshkua me të kuq edhe trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic.
Nga pika e bardhë, Skuka u tregua i saktë, duke i dhënë avantazhin Partizanit, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
Ndeshja e kthimit do të luhet në “Arenën e Demave”, ku Partizani shihet i favorizuar për tu kualifikuar në gjysmëfinale.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)