Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Formula 1 ndez motorët dhe bëhet gati për nisjen e Botërorit 2025 të sportit më të rëndësishëm të automobilizmit.
Në “O2 Arena” të Londrës, në një ceremoni të konceptuar si spektakël u prezantuan 10 skuderitë dhe 20 pilotët që do të garojnë për lavdinë në cirkuitet e shpërndarë në të gjithë botën.
Ashtu si ceremonia e prezantimit, ky edicion i Formula 1 pritet të jetë spektakolar dhe me një rivalitet shumë më të madh se vitet e fundit sa i përket titullit kampion.
Tre janë skuderitë që kanë edhe kuotat më të larta në këtë mision. Red Bull, Ferrari dhe McLaren. Pavarësisht se në Botërorin e fundit mbrojti për herë të tretë radhazi titullin, Max Verstapen nuk do ta ketë të lehtë të mbrojë trofeun.
Vështirësitë u panë qartë në sezonin e kaluar, ndërsa distanca me rivalët janë ngushtuar ndjeshëm, sidomos me përmirësimet në makinat e tyre të Ferrari dhe McLaren. Skuderia e Maranello shpreson se ka një armë më shumë në Botërorin 2025. Ai është Ljuis Hemilton, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, që në fundin e karrierës së tij do të drejtojë makinën e kuqe.
Në fakt, piloti britanik kishte drejtuar nga vetja të gjithë prozhektorët, duke lënë ndoshta në hije edhe makinën e re SF 25 të Ferrari. Pas prezantimit, skuderitë kanë vijuar testimin e njëvendësheve të tyre, ndërsa testet zyrtare janë në program në nga data 26 deri më 28 shkurt në cirkuitin e Sakhir në Bahrein.
Gara e parë e Botërorit 2025, ajo për Çmimin e Madh të Australisë do të zhvillohet më 16 mars.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)