Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Egnatia dominon në formacionin më të mirë për javën e 18 të Kategorisë Superiore. Dinamo, Vora e Vllaznia kanë nga dy futbollistë.
11-shja u përzgjodh nga trajnerët e ekipeve Kombëtare sipas skemës 1-3-4-3. Në portë u vendos portieri i zigjelbërve Mario Dajsinani.
Në mesfushë janë përzgjedhur sërish Selmani i Egnatias, lojtari i Vorës Kasalla, Qefalija i Dinamos dhe futbollist i Vllaznisë, Yago.
Reparti ofensiv përbëhet nga sulmuesi i bluve Bregu në të djathtë, kapiteni i Vllaznisë Balaj në qendër dhe Tabeku i Tiranës në të majtë.
Trajneri më i mirë i javës së 18-të është ai i Dinamos, Ilir Daja. Egnatia e mbylli vitin 2025 si kampione e dimrit, pas fitores ndaj Teutës në transfertë.
Zigjelbrit kanë 37 pikë, 4 më pak se sa Elbasani ndjekës. Në vend të tretë është Dinamo me 32 pikë, pastaj Vllaznia me 30.
Teuta ka 25 pikë në vend të pestë, e pas saj Partizani me dy më pak. Në vazhdim, Vora ka 19, Bylis 18, Flamurtari 14 dhe tabelën e mbyll Tirana me 10 pikë.
Në javën e 18 u shënuan në total 17 gola.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)