play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Flaka Olimpike në dorën e një shqiptari

today08/01/2026

Background
share close

Flaka Olimpike e Lojërave Dimërore 2026 ka nisur rrugëtimin nga Greqia më 26 nëntor dhe do ta mbyllë më 6 shkurt në Milano, ku do të mbahet ceremonia e hapjes.

10 mijë e 1 persona janë pjesë e stafetës 12 mijë kilometra.

“Për mua të jem mbajtës i pishtarit të Milano-Cortina 2026 është më shumë se sa një nder sportiv, është gjithë historia ime personale dhe njerëzore. Kur erdha në Itali, sporti ishte gjëja e parë që më bëri të ndihem pjesë e një komuniteti. Sot, duke mbajtur flakën olimpike, dua të dërgoj një mesazh të qartë për rininë: nuk ka rëndësi nga vjen, por vlerat që zgjedh të mbash me vete”, u shpreh Paja.

Olsi thotë se frymëzimin për sportin ia ka përçuar babai i tij, një ish-çiklist i cili emigroi në vitet ’90 në Itali.

“Disiplina ime është triathloni, që bashkon çiklizmin, vrapin edhe notin. Kjo më ka mësuar ekuilibrin, sakrificën dhe forcën. Pasioni për sportin lindi nga çiklizmi, falë babait tim Agim Paja, një çiklist i Partizanit, i cili më ka transmetuar dashurinë për sportin, vlerat dhe respektin, punën dhe përkushtimin”, shton ai.

Një tjetër shqiptar i cili mbajti flakën olimpike kur mbërriti në Aquila ishte Christian Dervishi, një djalë që i është përkushtuar skive në garat e Special Olympics.

Shqipëria merr pjesë me 4 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano – Cortina 2026 me shpresën për të marrë medaljen e parë. Ata janë Lara Coturi, Semire Dauti, Lisa Brunga dhe Denni Xhepa.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *