play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Finalja e Conference League/ Frika nga tifozët rivalë vendas të Olympiacos, policia greke në alarm

today28/05/2024

Background
share close

Janë rreth 6 mijë policë grekë të mobilizuar për finalen e Conference League-s mes Fiorentinës dhe Olympiacosit, që do të zhvillohet nesër, në mbrëmje, në stadiumin “Agia Sofia”, shtëpia e AEK-ut të Athinës.

Zona rreth stadiumit, në lagjen veriore të Nea Filadelfias, tashmë është nën kontrollin e rreptë të forcave të sigurisë. Disa rrugë janë mbyllur, disa të tjera do të mbyllen nesër.

Ajo që shqetëson policinë greke nuk janë vetëm rreth 10 mijë tifozët e Fiorentinës që tashmë kanë nisur të mbërrijnë në Athinë, por edhe marrëdhëniet e këqija mes tifozëve të skuadrave athinase.

Në Greqi çështja e dhunës lidhur me sportin është mjaft e ndërlikuar, aq sa edhe udhëtimi i tifozëve në transfertë është ndaluar prej dhjetë vjetësh.

Në fakt, Olympiacos do ta luajë finalen në stadiumin e ri të rivalëve të tyre AEK Athinë, por për shkak të dispozitave të autoriteteve, nuk do të mund të futet me ngjyra të tjera përveç vjollcës dhe kuqebardhës së Olympiacosit.

Ekziston frika për përplasje dhe prita në zonën përreth stadiumit, ku për më tepër, mund të depërtojnë edhe ultrasit e Panathinaikosit, një tjetër skuadër athinase.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *