play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

FIFA prezanton maskotat e Botërorit 2026, njihuni me Clutch, Maple dhe Zayu

today26/09/2025

Background
share close

FIFA ka prezantuar maskotat e Kupës së Botës 2026: Clutch, shqiponja qerose, dreri Maple dhe leopardi Zayu përfaqësojnë tre shtetet mikpritëse të turneut të vitit të ardhshëm.

“Maple, Zayu dhe Clutch janë plot gëzim, energji dhe shpirt bashkëpunimi, njësoj si vetë Kupa e Botës FIFA”, tha presidenti Gianni Infantino në një deklaratë të së enjtes.

FIFA thotë se tri maskotat përfaqësojnë pjesë nga kultura e vendit përkatës.

Dreri Maple është lindur për t’u endur, udhëtuar në të gjitha provincat e territoret e Kanadasë duke u lidhur me njerëzit dhe përqafuar kulturën e pasur të vendit”, thuhet në deklaratën e publikuar të enjten.

Zayu vjen nga xhunglat e Meksikës dhe përfaqëson kulturën e pasur. “Zayu përqafon kulturën meksikane përmes kërcimit, ushqimit dhe traditës duke bashkuar njerëzit përtej kufijve me pasion. Më shumë se një sportist, Zayu është një simbol i kulturës dhe lidhjes që mban me krenari zemrën e Meksikës.”

Mbi Shtetet e Bashkuara, fluturon Clutch që përqafon “çdo kulturë, lojë dhe moment me kureshtje dhe optimizëm të pakufishëm.”

Tri maskotat janë edhe lojtarë. Maple është portieri, Zayu sulmuesi kurse Clutch mesfushori.

Sipas FIFA, maskotat “po vijnë së bashku për të simbolizuar unitetin, diversitetin dhe pasionin e përbashkët për lojën e bukur.”

Ndeshja hapëse për Kupën e Botës 2025 do të jetë në kryeqytetin meksikan në “Estadio Azteca” më 11 qershor 2026. Finalja do të jetë pas pak më shumë se një muaji, në “MetLife Stadium” në Nju-Xhersi më 19 korrik.

Për herë të parë, finalja do të ketë edhe një koncert në pushimin midis ndeshjes. Kalendari përfshin 104 ndeshje pasi turneu tanimë përfshin 48 ekipe kombëtare, nga 32 që ishin më parë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *