Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
FIFA paralajmëroi me një letër Brazilin se mund të pezullojë ekipet kombëtare dhe klubet e tij nga garat ndërkombëtare, nëse nuk zgjidh çështjen e Presidentit të Federatës së Futbollit.
Gjykata nuk njeh kreun aktual Ednaldo Rodrigues prej 7 Dhjetorit, duke e kthyer në ngërç. Pritet që më 8 Janar një delegacion i FIFA-s dhe Konfederatës Amerikanojugore të Futbollit të vizitojë Brazilin për të biseduar rreth zgjedhjeve për përcaktimin e Presidentit të ri.
Rodrigues mori fillimisht detyrën si President i përkohshëm në 2021, pasi u pezullua paraardhësi Rogerio Caboclo.
Mediat lokale raportuan se ai është në negociata me drejtues të tjerë të futbollit brazilian për të konkurruar sërish për presidencën në zgjedhjet e reja ose për të mbështetur një kandidat tjetër.
Vendimi kundër Ednaldo Rodrigues mund të dëmtojë kandidaturën e Brazilit për të pritur Kupën e Botës për femra në vitin 2027.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)