play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

FIFA, paketë speciale për tifozët në Botëror

today17/12/2025

Background
share close

Një nga kritikat më të mëdha për Botërorin e vitit 2026 lidhet me çmimin e lartë të biletave, në krahasim me edicionin e Katarit 2022.

Megjithatë, FIFA ka vendosur që të marrë një vendim për t’ju ardhur në ndihmë tifozëve që duan të ndjekin nga afër spektaklin e Kupës së Botës. Do të ekzistojë një kategori që quhet tribuna bazë dhe çmimi i biletave për të do të jetë 60 dollarë për 104 ndeshjet e kampionatit që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Biletat e tribunës bazë do t’u rezervohen tifozëve të kombëtareve të kualifikuara, federatat anëtare kanë detyrën për shpërndarjen e tyre. Çdo federatë do të përcaktojë kriteret për procesin e aplikimit, por duhet të sigurohet që biletat t’u jepen tifozëve më besnikë të kombëtareve të tyre”, thuhet në komunikatën e FIFA-s.

Procesi i përzgjedhjes me short vazhdon të jetë i hapur dhe do të qëndrojë deri më 13 janar. Koha e aplikimit nuk ndikon në mundësinë e përzgjedhjes.

Botërori i vitit 2026 do të nisë më 11 qershor me ndeshjen Meksikë–Afrikë e Jugut në stadiumin “Azteka”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *