Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Serbe ka bërë me dije se sjellja e pa përshtatshme e tifozëve, fyerjet raciste, diskriminuese, gjatë ndeshjes kundër Andorrës, e luajtur më 10 qershor, i ka kushtuar Federatës një gjobë prej 50 mijë frangash zvicerane dhe mbylljen e 15% të stadiumit për takimin e radhës në kualifikueset e Botëror, atë kundër Anglisë më 9 shtator.

Federata Serbe i bëri thirrje edhe një herë tifozëve që të jenë korrekt në stadium pasi rrezikojnë të dënohen sërish: “Ne jemi nën vëzhgim nga FIFA dhe UEFA. Ka zero tolerancë për sjellje të caktuara”, lexohet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Në deklaratën për mediat, Federate Serbe nxori një pah një detaj alarmant, ku në harkun kohor të 4 viteve, Federata e tyre është dënuar në total me 703 mijë euro gjoba për sjellje të gabuar të tifozëve. Ndeshja ndaj Anglisë është një tjetër test i fortë për Serbinë, ku nëse përsëritet sërish raste të tilla, sjellje të pa përshtatshme të tifozëve, rrezikojnë jashtëzakonisht shumë që ndaj Shqipërisë të luajnë pa tifozë.