play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Familja mendon se Will Smith duhet të heqë dorë nga aktrimi dhe të fillojë terapinë

today05/04/2022

Background
share close

Will Smith u kthye në personazhin më të komentuar në mbarë botën, pas shuplakës që i dha mikut të tij Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Rock bëri një batutë të papërshtatshme për modelin e flokëve të Jada Pinkett, bashkëshortes së Will. Mirëpo, ajo vuan nga alopecia (rënia e flokëve dhe qimeve të trupit), ndaj s’e priti mirë batutën.

Megjithëse Will fillimisht nisi të qeshte, ishte reagimi i gruas së tij ai që e bëri të ngrihej nga vendi dhe t’i jepte një shuplakë Rock-ut.

Më vonë gjatë eventit, Smith i kërkoi falje Akademisë Oscar dhe të gjithë publikut, ndërsa më vonë në shtëpi u bind t’i kërkonte falje për shuplakën edhe mikut të tij.

Akademia po heton gjithçka që ndodhi për t’i dhënë aktorit dënimin e merituar, ndërsa familjarët kanë bërë me dije për “ET” se po mendojnë që Will duhet të heqë dorë momentalisht nga aktrimi.

Ata mendojnë se ai duhet të bëjë një pauzë, t’i japë pak kohë vetes pas asaj që ndodhi si dhe të shkojë në terapi.

Vendimi i Smith nuk dihet ende, ndërsa sa i përket Jada-s, ajo ndihet e qetë dhe e ka lënë pas krahëve tashmë atë që ndodhi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *