Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kombëtarja shqiptare U-17 i është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës në Grupin A të Kampionatit Europian, ku do të përballet me Gjermaninë.
Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të lehtë në palestër dhe fizioterapi, ndërsa grupi i lojtarëve që nuk u aktivizua në sfidën ndaj Portugalisë zbriti në fushë, ku stërvitja u përqendrua te puna me topin dhe situata të ndryshme loje.
Kujtojmë se kuqezinjtë luajtën ndeshjen hapëse ndaj Portugalisë në “Arena Kombëtare”, ku u mposhtën me shifrat e thella 4-0.
Euro U-17 organizohet në Shqipëri për herë të parë në histori, ndërsa katër stadiumet ku do të luhen ndeshjet janë: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)