play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Euro 2024 nuk mjafton, Sylvinho me synime të qarta: Dua ta çoj Shqipërinë në Kupën e Botës

today29/11/2023

Background
share close

Ndeshja historike që solli kualifikimin ndaj Moldavisë, mbështetja e madhe e tifozëve kuqezi, rrugëtimi drejt “Gjermani 2024”, synimet e të ardhmes dhe rritja e Federatës Shqiptare e Futbollit në aspektin profesional dhe duke investuar vazhdimisht për një infrastrukturë sa më moderne dhe kushte dinjitoze për të gjithë kuqezinjtë.

Trajneri i ekipit Kombëtar, Silvinjo ka folur për të gjitha këto tema në një intervistë për median italiane “Cronache di spogliatoio”. Tekniku “kuqezi” tha se mbështetja e madhe e tifozëve në këtë edicion ishte fantastike, ndërsa vlerësoi maksimalisht kushtet e krijuara nga FSHF, ku tregoi se gjithçka ishte në nivelin e duhur, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e futbollit dhe në arritjen e këtyre rezultateve historike për vendin tonë.

Përsa i përket të ardhmes Sylvinho tha se Shqipëria duhet të mësohet të luaj në Evropian, ndërsa shtoi se duhet të synohet edhe kualifikimi në Botëror.

Intervista e plotë e teknikut Syvlinho:

Ndeshja me Moldavinë & dhe mbështetja e tifozëve – “Shumë minuta stres në ndeshjen ndaj Moldavisë, por në fund hodha pas të gjithë ankthin që kisha brenda, ishte diçka e bukur. Ne kemi pasur mbështetje fantastike nga tifozët tanë në çdo ndeshje. Në ndeshjen ndaj Çekisë në transfertë për shembull ishte çmenduri. Në Pragë kishte shumë tifozë shqiptarë në një ndeshje transferte dhe kjo u ndje shumë. Është diçka fantastike, një ndjesi e mrekullueshme”.

Përzgjedhja & njohja e lojtarëve – “Përzgjedhja, njohja dhe monitorimi i lojtarëve është një proces shumë i vështirë. Në fakt, muajt e parë janar, shkurt, dhe para ndeshjes së marsit, ishin shumë të vështirë. 40-50% e futbollistëve luajnë në Itali, Spanjë, Premier League, Bundesliga, ata në fakt ishin lojtarët më të lehtë për t’u ndjekur, por të tjerët jo. Pastaj nisëm një tur me udhëtime të rëndësishme. Unë dhe Doriva bëmë shumë udhëtime nëpër Evropë për të parë dhe takuar lojtarët”.

Investimet e FSHF – “Gjithçka shkon në drejtimin e duhur dhe kushtet që na ka ofruar FSHF janë shumë të mira. Kemi tashmë një kompleks stërvitor modern, qendrën e fizioterapisë, palestër dhe zyrat tona ku ne punojmë çdo ditë. Kemi video-analistë, trajnerë të përgatitjes atletike, pastaj vjen edhe pjesa teknike. Në këtë mënyrë dhe me këto kushte futbolli në Shqipëri po zhvillohet shumë mirë. Edhe Federata Shqiptare e Futbollit është rritur shumë ndër vite në çdo aspekt. Nga këtu niset gjithçka, punohet shumë me një staf të madh njerëzish të cilët mendojnë dhe punojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe kjo është diçka e bukur”.

Synimet e të ardhmes – “Duhet të mësohemi të luajmë në Europian, duhet të kualifikohemi edhe në Kupën e Botës, pastaj të shkojmë sërish në Europian. Nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Europianit. Mund të kualifikohemi dhe të shkojmë në raundin e 1/16-ve e më pas në çerekfinale, është shumë gjë e mirë, në fakt është e bukur. Por për mendimin tim ka më shumë rëndësi projekti për të ardhmen. Duhet të rritemi më shumë dhe të mësohemi që të shkojmë sërish në Europian dhe në edicionin e radhës të kualifikohemi në Kupën e Botës”.

Shembulli i kapitenit Berat Gjimshiti – “Për të ka qenë e vështirë të mos shkonte në finalet e Euro 2016. Por futbolli të jep gjithmonë një shans të dytë dhe jo vetëm futbolli, vetë jeta të jep një shans të dytë. Ai është shumë i qetë dhe arsyeja që bëmë atë kapiten është edhe fakti se skuadra ka nevojë për qetësi në fushë. Kam parë pak historinë e tre, katër, pesë viteve të fundit dhe ndonjëherë futbollistët e humbin pak përqendrimin, por futbolli nuk të fal. Nuk është e lehtë, por vazhdueshmëria, qetësia është shumë e rëndësishme. Ai përveç faktit se është një futbollist i madh, është nga ata që e ruan shumë qetësinë. Luan në një skuadër ku ka lojtarë të mëdhenj, ekspertë. Por, ai është gjithnjë i qetë dhe këtë ia transmeton skuadrës”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *