play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Euro 2024| Kombëtarja mbërrin në Hamburg. Nesër përballja e dytë e Euro 2024 me Kroacinë

today18/06/2024

Background
share close

Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur në Hamburg për ndeshjen e të mërkurës me Kroacinë.

Grupi i lojtarëve është në formë dhe dje pas palestrës është zhvilluar një përgatitje e skemave taktike për sfidën me kroatët.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në 18:30. Trajneri Sylvinho do të zhvillojë konferencën për mediat në orën 17:15.

Sa i përket gjendjes fizike dhe psikologjike të ekipit, gjithçka paraqitet e qetë dhe pozitive.

Jasir Asani është në gjendje të mirë dhe dëmtimi i vogël që pati nuk përbën problem. Ai është gati për në fushë.

Silvinjo mund të bëjë disa ndryshime në formacion ditën e nesërme. Hysaj mund të zëvendësohet me Ivan Balliun, dhe kjo për shkak të akuzave që kanë shpërthyer në internet ndaj mbrojtësit të kombëtares.

Zëvendësimi i dytë mund të jetë Arbër Hoxha që do t’i zërë vendin Seferit si titullar. Dhe ndryshimi i tretë mund të jetë Ismajli në vend të Arlind Ajetit.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *