play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

‘Ethet’ e Europianit, si po spiunohen rivalët dhe meraku i Silvinhos

today03/05/2024

Background
share close

Kombëtarja shqiptare ndodhet në një grup “ferri” në Europianin e Gjermanisë ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Padyshim tri kombëtare të mëdha, por për Silvinjon asgjë nuk është e pamundur, teksa përgatitja për këto ndeshje ka filluar që javën e shkuar. Trajneri me stafin teknik kanë analizuar përballjet e fundit që Italia, Spanja dhe Kroaci kanë luajtur sepse në kohët e sotme, teknologjia ta mundëson më së miri një gjë të tillë dhe informacioni për kundërshtarin është tepër i zgjeruar, madje deri në detaje, pavarësisht se strategjia kur përballesh me ta mund të jetë ndryshe.

Zbulohen edhe sesi janë ndarë detyrat në stafin teknik në analizën e rivalëve. Braziliani Silvinjo është marrë me videot e ndeshjeve të Italisë, ndihmës trajneri Doriva me ato të Kroacisë dhe ndihmësi tjetër, Pablo Zabaleta, me përballjet e Spanjës. Një analizë që vlen për të njohur më shumë karakteristikat, lëvizjet, skemat e ekipeve kundërshtare dhe për të marrë masat e duhura në fushë në përballjet që kuqezinjtë do të luajnë në Europian.

Pas dy sfidave miqësore me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin, në muajin qershor Shqipëria do të nisë edhe rrugëtimin në Europianin “Gjermani 2024”. Më datë 15 qershor kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë kundër Italisë, në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë, duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë kundër Spanjës më datë 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *