Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Performanca në fushë reflektohet edhe jashtë saj. Java e katërt e Superligës u dominua nga futbollistë të Elbasanit dhe Egnatias, duke nxjerrë në pah cilësitë e tyre. Me një skemë 3-4-3, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur lojtarët më të mirë për të ndërtuar formacionin ideal.
Në portë është përzgjedhur gardiani i AF Elbasanit, Martin Janacek, i cili me pritjet e tij vendimtare ka qenë kyç në suksesin e skuadrës së tij kundër Partizanit.
Në mesfushë spikasin Kristi Qose (Elbasani), Mccarthy Ofori (Bylisi), Esat Mala (Vllaznia) dhe Irgi Kasalla (Vora), të cilët kanë dhënë ritëm, kreativitet dhe balancë në lojën e skuadrave të tyre.
Vija e sulmit përbëhet nga dyshja e Egnatias, Alessandro Albanese dhe Nikola Buric, të cilët kanë qenë të papërmbajtshëm për mbrojtjet kundërshtare, ndërsa sulmuesi Fatjon Bunjaku i Elbasanit kompleton treshen ofensive, duke vulosur javën me një paraqitje mjaft pozitive.
Trajneri më i mirë i javës është shpallur tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenović, i cili ka udhëhequr skuadrën drejt një tjetër performance të qëndrueshme.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)