Presidenti i Republikës Bajram Begaj, sapo ka mandatuar Edi Ramën për herë të katërt si kryeministër.
Kryeministri mbërriti në Presidencë vetëm pak momente më herët, për të kërkuar nga Begaj mandatimin e qeverisë së re ashtu siç e kërkon protokolli.
Fillimisht procedurat kërkojnë që sekretari i Përgjithshëm i PS-së të dërgojë për mandatim emrin e kryeministrit, në këtë rast Edi Rama. Më pas është kryeministri Rama që pasi mkandatohet paraqet emrat e kabinetit të ri në Presidencë, gjë që Rama e ka bërë sot.
Pasi presidenti merr kërkesën, ka 6 ditë kohë për të bërë dekretimin dhe do duhet të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat një më një.
Më pas, pas seancës së votëbesimit në Parlament, në ditët e ardhshme do të zhvillohet ceremonia e betimit të kabinetit të ri qeveritar.
Post comments (0)