play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Dy shqiptarë dënohen me burg për grabitje, shënjestruan edhe shtëpinë e një futbollisti të njohur

today04/02/2026

Background
share close

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 56 muaj burg secili, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh të organizuara në shtatë banesa në Angli. Mes banesave të grabitura ishte edhe shtëpia e një ish-futbollisti të njohur të Aston Villa dhe Birmingham City.

D. P., 28 vjeç, dhe E. L., 29 vjeç, së bashku me një person të tretë ende të paidentifikuar, kryen disa tentativa grabitjeje gjatë tre netëve radhazi në qershor të vitit të kaluar. Ata kishin marrë me qira një apartament Airbnb në Warrington, të cilin e përdorën si bazë operimi, ndërsa udhëtonin nga zona të tjera për të kryer vjedhjet.

Mes banesave të shënjestruara ishte edhe shtëpia e Scott Hogan, ish-lojtar i Aston Villa dhe Birmingham City, aktualisht sulmues i Milton Keynes Dons. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 7 qershorit, kur futbollisti u zgjua nga drita e një llambe që ndriçonte dritaren e dhomës së gjumit. Në atë moment, në shtëpi ndodheshin edhe bashkëshortja e tij, atëherë shtatzënë, si dhe vajza e tyre e vogël.

Sipas prokurorisë, tre personat kishin hyrë në oborr dhe tentuan të arrinin te dritarja e dhomës së gjumit duke u ngjitur mbi njëri-tjetrin. Hogan i pa dhe tentoi t’i ndiqte, por autorët u larguan me vrap. Nga kjo banesë nuk u mor asgjë, por futbollisti deklaroi se ngjarja i ka shkaktuar net pa gjumë, stres dhe ankth të vazhdueshëm, duke e detyruar të instalojë një sistem të ri sigurie për familjen.

Gjatë dhënies së dënimit, gjyqtari Steven Everett e cilësoi veprimtarinë e tyre si “të sofistikuar dhe të mirëplanifikuar”, duke theksuar traumën e shkaktuar te viktimat, veçanërisht te futbollisti dhe familja e tij.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *